Komisari për të drejta të njeriut në KE: Konflikti në gazë arriti përmasa katastrofike
- Komisari për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës (KE), Majkëll O'Flaerti sot deklaroi se konflikti në Rripin e Gazës ka arritur përmasa katastrofike dhe e ceki rëndësinë e zbatimit të standardeve juridike në mënyrë që të parandalohet miratimi i transferit të armëve atje ku ekziston rrezik që kjo të shfrytëzohet për shkelje të të drejtave të njeriut.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:30, 12 gusht, 2025
Strasburg, 12 gusht 2025 (MIA) - Komisari për të drejta të njeriut në Këshillin e Evropës (KE), Majkëll O'Flaerti sot deklaroi se konflikti në Rripin e Gazës ka arritur përmasa katastrofike dhe e ceki rëndësinë e zbatimit të standardeve juridike në mënyrë që të parandalohet miratimi i transferit të armëve atje ku ekziston rrezik që kjo të shfrytëzohet për shkelje të të drejtave të njeriut.
Siç kumtoi KE, O'Flaerti theksoi se ka biseduar me vendet-anëtare të Këshillit të Evropës për obligimet e tyre në suaza të tregtisë ndërkombëtare me armë, me qëllim që të sigurohet se veprimet e tyre nuk kontribuojnë për shkelje të të drejtave të njeriut.
"Vërej hapa të disa vendeve të caktuara anëtare ta ndalin apo kufizojnë transferin e armëve drejt Izraelit, përfshirë edhe Gjermaninë javën e kaluar. E çmoj kontributin e rëndësishëm të disa institucioneve nacionalepër të drejta të njeriut në ngritjen e vetëdijes dhe në thirrjen ndaj qeverive të veta për t'i respektuar obligimet në këtë fushë", tha O'Flaerti duke shtuar se nevojitet të bëhet më shumë - dhe atë pa shtyrje.
Ai theksoi se konflikti në Gazë edhe më tej shkakton vuajtje të madhe njerëzore dhe e përsëriti thirrjen drejt vendeve-anëtare të KE-së të ndërmarrin gjirhçka që është në fuqinë e tyre për të parandaluar shkelje të të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare në kuadër të konfliktit.
"Kjo përfshin zbatim të standardeve të përhershme juridike në mënyrë që të garantohet se transferi i armëve nuk do të miratohet ku ekziston rreziku për keqpërdorim të tyre për shkelje të tëd rejtave të njeriut", ceket në kumtesë.
O'Flaerti vlerësoi se është e domsodoshme të intensifikohen përpjekjet për ndihmë atyre që janë goditur nga konflikti, përmes mbështetjes për sigurim të qasjes së papengueshme drejt ndihmës humanitare dhe instistim për lirim ugjent të pengjeve. ab/
Fotо: DPА arkivi