• e diel, 22 dhjetor 2024

Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i KB-së Folker Tirk, kërkoi armëpushim urgjent në Rripin e Gazës

Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i KB-së Folker Tirk, kërkoi  armëpushim urgjent në Rripin e Gazës

 Kajro, 9 nëntor 2023 (MIA) - Komisari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara Folker Tirk, gjatë vizitës në kalimin kufitar të Egjiptit Rafah, që çon drejt Rripit të Gazës, dërgoi apel urgjent për armëpushim në enklavën palestineze. 

Tirku tha se kalimi kufitar Rafah është një "shpëtim" për 2.3 milionë banorët e Gazës, por e përshkroi atë si një "fije të padrejtë dhe jashtëzakonisht të hollë të jetës", raporton Gardiani londinez. 

Njerëzit edhe më tej  janë "shumë të prekshëm" në të gjitha pjesët e Gazës, tha ai, duke theksuar se është një "imperativ urgjent humanitar" për të arrihet te të gjithë ata që janë të ekspozuar në rrezik në pjesët veriore dhe qendrore të Rripit të Gazës. 

 Ai shtoi se që nga 7 tetori, kur shpërtheu konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, krime lufte jabë kryer nga të dyja palët.

 Ai, gjithashtu, deklaroi  se ndëshkimi kolektiv civilëve palestinezë nga ana e Izraelit dhe evakuimi i paligjshëm i detyruar i njerëzve jnaë krime lufte, raportoi Bi-Bi-Si

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR