Komisari evropian për tregti, Marosh Shefçoviç nga e hëna në Uashington
- Komisioni Evropian sot kumtoi se eurokomisari për tregti, Marosh Shefçoviç të hënën do të udhëtojë për në Uashington dhe pritet të bisedojë për doganat e paralajmëruara amerikane me përfaqësues amerikanë.
- Post By Besnik Shuki
- 16:30, 15 shkurt, 2025

Bruksel, 15 shkurt 2025 (MIA) - Komisioni Evropian sot kumtoi se eurokomisari për tregti, Marosh Shefçoviç të hënën do të udhëtojë për në Uashington dhe pritet të bisedojë për doganat e paralajmëruara amerikane me përfaqësues amerikanë.
Shefçoviç, i cili pati bisedën e tij të parë telefonike me homologët e tij amerikanë në fillim të kësaj jave, duhet të flasë në tink-tenkun e Qendrës sipërmarrëse amerikane të mërkurën.
Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të vendosë tarifa 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminiumit nga 12 marsi dhe tarifa "reciproke" në prill. bsh/