• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komersant: Kremlini i porosit funksionarët të mos përdorin ajfonë

Komersant: Kremlini i porosit funksionarët të mos përdorin ajfonë

Moskë, 20 mars 2023 (MIA) - Administrata ruse e presidentit i porositi funskionarët që të ndërpresin përdorimin e ajfonëve të kompanisë Ejpëll për shkak të shqetësimit se pajisjet mund të jenë të ndjeshëm në agjencitë perëndimore të inteligjencës, njoftoi sot gazeta ruse "Komersant".

Në seminarin e organizuar nga Kremlini për funskionarë të përfshirë në politikën e brendshme, zëvendës-shefi i parë i kabinetit të presidentit rus, Sergej Kirienko, u ka thënë nënpunësve që t'i ndërrojnë telefonat deri më 1 prill, shkruan "Komersant", duke iu referuar burimeve anonime. 

"Nuk ka më ajfonë: gjuajini ose jepjani fëmijëve", citon "Komersant" një nga pjesëmarrësit në mbledhje i cili shton: "Të gjithë duhet ta bëjnë këtë në mars".

Kremlini mund të japë pajisje të tjera me sisteme të ndryshme operative që ta zëvendësojnë ajfonin, shkruan "Komersant". 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha se nuk mund ta konfirmojë raportin, por se telefonat e mençur edhe ashtu nuk mund të përdoren për qëllime zyrtare. 

Presidenti Vladimir Putin gjithnjë thoshte se nuk ka telefon të mençur, edhe pse Peskovi tha se Putini kohë pas kohe përdor Internet. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR