• e shtunë, 23 nëntor 2024

Komemoracion për viktimat nga gjenocidi në Srebrenicë do të mbahet sot në Qendrën memoriale Potoçari

Komemoracion për viktimat nga gjenocidi në Srebrenicë do të mbahet sot në Qendrën memoriale Potoçari

Sarajevë, 11 korrik 2024 (MIA) - Në Qendrën memoriale Potoçari sot do të shënohet 29 vjetori nga gjenocidi ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, të cilin e kanë kryer forcat serbe në korrik të vitit 1995.

Në Potoçari sot do të varrosen eshtrat e edhe 14 viktimave të identifikuar në Srebrenicë.

Para gjykatave të ndryshme, më shumë se 50 persona janë dënuar për gjenocid dhe krime të luftës në Srebrenicë, me gjithsej 700 vjet burg, mes të cilëve edhe ish presidenti i Republika Serpskas, Radovan Karaxhiq dhe komandanti ushtarak i ushtrisë së RS-së, Ratko Mlladiq.

Në vitin 2007, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë solli aktvendim, sipas të cilit Ushtria e Republika Serpskas ka kryer gjenocid në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, e cila atëherë ishte zonë e mbrojtur e Kombeve të Bashkuara.

Më 23 maj, Asambleja e përgjithshme e Kombeve tlë Bashkuara miratoi Rezolutë, me të cilën 11 korriku shpallet Ditë ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Rezoluta, mes tjerash, e dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e të dënuarve për krime të luftës. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR