• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kombos: Situata me çështjen e emigrantëve në Qipro është jashtëzakonisht e rëndë

Kombos: Situata me çështjen e emigrantëve në Qipro është jashtëzakonisht e rëndë

Nikozia, 5 prill 2024 (MIA) - Jashtëzakonisht të rëndë e ka karakterizuar situatën me emigrantët në Qipro shefi i diplomacisë qiprote Konstantinos Kombos i cili ka paralajmëruar njëherësh se me Libanin do të shqyrtojë opsione të ndryshme për një rezultat të mjaftueshëm, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjatë periudhës së kaluar në Qipro është intensifikuar vala e emigrantëve nga Libani, ndërsa sipas gazetës "Fileledteros" nga e diela deri në ditën e djeshme kanë arritur 14 varka me 786 emigrantë, ndërsa janë arrestuar 14 persona.

Ministri i Punëve të Jashtme të Qipros, sipas mediave qipriote, sot tha se lidhur me çështjen konkrete, qeveria “po përpiqet të marrë vendime që do të çojnë në zbutjen e fenomenit i cili është veçanërisht shqetësues”.

Në këtë drejtim presidenti i Qipros, Nikos Hristodoulidis të hënën do të vizitojë Libanin ku do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për zgjidhje eventuale, ndërsa Kombos theksoi se “situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe është diçka që duhet të shqetësojë si Bashkimin Evropian ashtu dhe Libanin. rq/

 

QËNDRONI TË LIDHUR