• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Enriko Barduani, mbërrin në Prishtinë

Komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Enriko Barduani, mbërrin në Prishtinë

 Prishtinë, 4 tetor 2024 (MIA) - Komandanti i ri i KFOR-it, gjeneralmajori Enriko Barduani ka mbërritur pasdite në Prishtinë, një javë para para se zyrtarisht ta marrë komandën e misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë nga gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash, i cili e udhëhoqi KFOR-in për një vit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Gjenerali Barduani do të jetë italiani i 14-të i cili do ta udhëheqë KFOR-in nga vitit 1999, kur misioni ndërkombëtar u formua me vendim të Kombeve të Bashkuara menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

 Komandantin e ri të KFOR-it në aeroportin e Prishtinës e pritën ambasadori i Italisë në vend, Antonelo De Riu. 

 "Ambasadori De Riu sot e ka mirëpritur ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Enriko Barduani, i cili zyrtarisht e merr udhëheqjen më 11 tetor. Kjo shënon herën e 14-të të Italisë në udhëheqje të misionit të NATO-s në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”, theksohet në publikimin e ambasadës italiane në platformën "X".

 

QËNDRONI TË LIDHUR