• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komandanti i ri i armatës ukrainase premton qasje të re në luftën me Rusinë

Komandanti i ri i armatës ukrainase premton qasje të re në luftën me Rusinë

Kiev, 10 shkurt 2024 (MIA) - Komandanti suprem i sapoemëruar i ushtrisë ukrainase Oleksandr Sirski deklaroi se forcat izraelite duhet të gjejnë mënyra të reja për luftë që t'i mposhtin sulmuesit rusë.

Në deklaratat e tij të para publike pasi e ndërmori komandën me 800.000 ushtarë ukrainas, Sirski u përqendrua në fluturaket pa pilot dhe luftën elektronike si shembuj për shfrytëzim të teknologjisë së re që të arrihet fitore. 

Ai theksoi edhe se një nga qëllimet e para është që të përmirësohet rotacioni i ushtarëve nga vija e frontit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Duket se deklaratat e tij janë në përputhje me qëllimet e presidentit ukrainas Volodomir Zelenski që të sjellë risi në forcat e armatosura dhe të pranojë qasje të re në luftë pas rikonstruimit të udhëheqësisë ushtarake. 

Emërimi i Sirsit në funksionin më të lartë ushtarak vjen në kohë të sfidave për Ukrainën, e cila ende nuk e di nëse do të marrë ndihmë plotësuese shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në ndërkohë, një delegacion i dy partive të anëtarëve të Kongresit amerikan dje kishte takim me Zelenskin që të sigurohet se do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që në Dhomën e Përfaqësuesve të miratohet ligji kyç për ndihmë ushtarake. 

Delegacioni përbëhej nga katër anëtarë të Komitetit për Zbulim në Dhomën e Përfaqësuesve: republikanët Majk Tarner dhe Frenç Hill, bashkë me demokratët Xhejson Krou dhe Abigejll Spanberger. fc/

Fotografia: Arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR