• e hënë, 23 dhjetor 2024

Komandanti i KFOR-it: Kurti fajtor për krizën me komunat, e përdori edhe policinë pa autorizime

Komandanti i KFOR-it: Kurti fajtor për krizën me komunat, e përdori edhe policinë pa autorizime

Romë, 4 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është fajtor për krizën në Kosovë sepse ai "së pari i emëroi shqiptarët për kryetarë të komunave që nuk njihen nga serbët, edhe përkundër këshillave të tërë komnitetit ndërkombëtar. Më pas pasoi hapi i njëanshëm i Qeverisë në prishtinë të përdorë forcë pa u konsultuar me ne", deklaroi komandanti i KFOR-it, gjenerali Anxhelo Mikele Ristuça për gazetën italiane "Koriere dela sera", transmeton Beta.

Gjenerali italian theksoi se "me atë u bë e domosdoshëm intervenimi i KFOR-it për t'u shmangur tragjedia" dhe se "dy vite po ndërmerren ahapa të cilat na tërheqin prapa dhe tani është mjaft me aksione të njëanshme".

"Këto janë vendime të marra pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira. Nuk është hera e parë që ndodh. Kjo është një qasje që sigurisht nuk nxit besimin e ndërsjellë. Ne gjithmonë duhet të vlerësojmë pasojat e dëmshme që kanë këto lloj veprimesh", tha komandanti i KFOR-it.

Ristuça më tej shtoi se Kosova në veri pa misionin e NATO-s, do të ishte “një tjetër vatër lufte”.

“Situata me të cilën po përballemi është rezultat i një sërë krizash të grumbulluara me kalimin e kohës. Le ta quajmë një destabilitet të kontrolluar, i cili megjithatë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm në terren, për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve mes dy grupeve etnike dhe kushdo që i përfaqëson ato”, u shpreh ai.

Komandanti i KFOR-it duke folur për gazetën italiane, theksoi se për situatën e krijuar të dyja palët janë përgjegjëse.

"Të dyja palët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga objektivat e arritura ndër vite, me përpjekje të mëdha nga diplomacia ndërkombëtare. Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë", u shpreh ai.

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR