• e premte, 22 nëntor 2024

Komandanti i Gardës iraniane: Teherani ka për detyrë t’i hakmerret Izraelit

Komandanti i Gardës iraniane: Teherani ka për detyrë t’i hakmerret Izraelit

Teheran, 25 gusht 2024 (MIA) - Komandanti i Gardës revolucionare të Iranit, Hosein Salami sot ka përsëritur  qëndrimin se Teherani zyrtar ka për obligim që t'i “hakmerret” Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania në territorin iranian.

"Do të dëgjoni lajme të mira për hakmarrje, me dëshirën e Zotit", ka thënë Salami gjatë një inspektimi në vendkalimin kufitar mes Iranit dhe Irakut, ndërsa mijëra pelegrinë shiitë u nisën për në qytetin irakian të Qerbelasë", shkruan "Tajms of Izrael".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, një grup pelegrinësh rrethuan Salamin duke brohoritur "Vdekje për Izraelin".

Ismail Hania, lider politik i grupit militant palestinez të Hamasit u vra në Iran në fund të korrikut, ndërsa Irani fajësoi Izraelin për vdekjen e tij.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR