Kolona: Franca bën thirrje për armëpushim momental dhe të përhershëm në Gazë
- - Franca është përfshirë në thirrjet për armëpushim "momental dhe të përhershëm" në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, njoftuan mediat franceze.

Tel Aviv, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Franca është përfshirë në thirrjet për armëpushim "momental dhe të përhershëm" në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, njoftuan mediat franceze.
Shefja e diplomacisë franceze, Ketrin Kolona, mbrëmë nga Izraeli deklaroi se Parisi është "thellësisht e shqetësuar" për situatën në këtë territor palestinez.
"Shumë civil janë vrarë", shtoi Kolona pas takimit me homologen e saj izraelite, Eli Koen në Tel Aviv.
Megjithatë, ajo theksoi edhe se nuk guxojnë të harrohen edhe viktimat nga sulmi i Hamasit më 7 tetor. qa/
Foto: arkivi i MIA-s