• e hënë, 08 korrik 2024

Kolera është rikthyer në Afrikën Jugore, qytetarëve u është bërë thirrje të mos pinë ujë nga çezmat

Kolera është rikthyer në Afrikën Jugore, qytetarëve u është bërë thirrje të mos pinë ujë nga çezmat

Pretoria, 22 maj 2023 (MIA) - Së paku 12 persona kanë vdekur nga kolera, ndërsa 95 janë shtruar në spital në komunën Çvana në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria.

Vetëm këtë vit, qindra njerëz kanë vdekur nga sëmundja në Malavi dhe Mozambik, ndërsa një numër i vogël rastesh u raportuan më herët në Afrikën e Jugut. 

Siç na kujton Blumberg, kolera është një sëmundje e ngjashme me diarrenë dhe shkaktohet nga një virus që përhapet më lehtë në kushte josanitare.

"Komuna Çvana ka lëshuar një njoftim duke u kërkuar komuniteteve në zonën Hamanskral të mos pinë ujë nga çezma", theksohet në kumtesën nga Departamenti i Shëndetësisë në provincën Gauteng, e cila përfshin Pretoria dhe Johanesburg, qyteti më i madh i Afrikës së Jugut.

Në Fri stejt, një provincë në kufirin jugor të Gauteng, janë konfirmuar gjashtë raste të kolerës dhe 76 persona kanë vizituar spitalet me infeksione diarreike, tha ministria shtetërore e shëndetësisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR