Kokainë është gjetur në një kuti me banane në Norvegji
- – Të punësuar në një kompani norvegjeze për furnizim të pemëve dhe perimeve kanë gjetur një pako kokainë derisa hapnin një dërgesë me banane, pas çka i kishin njoftuar nëpunësit doganorë, të cilët konfiskuan gjithsej 147 kilogramë drogë, njoftoi sot shërbimi doganor norvegjez.
- Post By Fitore Curri
- 16:51, 5 maj, 2025
Oslo, 5 maj 2025 (MIA) – Të punësuar në një kompani norvegjeze për furnizim të pemëve dhe perimeve kanë gjetur një pako kokainë derisa hapnin një dërgesë me banane, pas çka i kishin njoftuar nëpunësit doganorë, të cilët konfiskuan gjithsej 147 kilogramë drogë, njoftoi sot shërbimi doganor norvegjez.
Dogana norvegjeze njoftoi se kokaina është gjetur më 3 prill në nëntë kuti me banane, me vlerë në rrugë prej 170 milionë krona ( 15,5 milionë euro).
Ky është konfiskimi më i madh në Norvegji nga viti 2023, kur ishin konfiskuar 2,3 tonë.
Droga ishte transportuar nëpërmjet detit nga Amerika Jugore deri në Suedi dhe sipas gjitha gjasave nuk ishte e dedikuar për tregun norvegjez.
“Ekzistojnë informacione specifike të cilat tregojnë se kokaina duhej të konfiskohej në portin Antverpen, në bazë të informacioneve të inteligjencës të marra përmes bashkëpunimit ndërkombëtar me Europolin dhe autoritetet belge”, thuhet në kumtesë.
Doganieri Tim Gurik deklaroi se pas përpjekjes për kontrabandë sipas gjitha gjasave qëndron rrjet kriminal.
“Një konfiskim i kësaj shkalle kërkon burime të konsiderueshme financiare dhe një organizim të fortë, të cilat vetëm rrjetet e mëdha kriminale mund t’i mobilizojnë”, tha ai. "Ne shohim se rrjetet kriminale që fshihen pas kësaj kontrabande janë të gatshme të marrin rreziqe dhe dinë si të përshtaten", shtoi nëpunësi doganor norvegjez. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s