Kokë të derrave janë lënë para xhamive rreth Parisit
- Kokë të derrave herët në mëngjes ishin gjetur para disa xhamive në zonën e Parisit, pas çka është ngritur hetim, njoftoi prefekti i policisë së Parisit, Loran Nunjez X.
- Post By Fitore Curri
- 15:08, 9 shtator, 2025
Paris, 9 shtator 2025 (MIA) – Kokë të derrave herët në mëngjes ishin gjetur para disa xhamive në zonën e Parisit, pas çka është ngritur hetim, njoftoi prefekti i policisë së Parisit, Loran Nunjez X.
“Po bëhet çmos që të gjenden autorët e këtyre veprave të shëmtuara”, shkroi Nunjez.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bruno Retajo ofroi mbështetje për imamët e xhamive dhe besimtarët, duke i dënuar sulmet ndaj objekteve fetare si vepra të “frikës së paimagjinueshme”.
Sipas gazetës Parizien (Le Parisien), kokat e derrave ishin gjetur para dy xhamive në lindje të Parisit dhe në periferinë Monrej.
Televizioni Frans Info (France Info) informon se kokat e kafshëve ishin gjetur në të paktën gjashtë lokacione.
Incidenti vjen disa muaj pasi një njeri ishte goditur deri në vdekje në një xhami në jug të Francës, që shkaktoi zemërim në mesin e bashkësive myslimane në vend. fc/