• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kojabashev: Nisma për referendum nuk do të jetë pengesë për përmbushjen e obligimeve që i ndërmerr Shkupi

Kojabashev: Nisma për referendum nuk do të jetë pengesë për përmbushjen e obligimeve që i ndërmerr Shkupi
Shkup, 14 shtator 2022 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kostadin Kojabashev konsideron se nisma për referendum në Maqedoni të Veriut kundër Marrëveshjes me Bullgarinë nuk do të paraqesë pengesë në përmbushjen e obligimeve që i ndërmori Shkupi, sepse, siç thotë ai, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e hodhi poshtë nismën si jokushtetuese. "Nga kjo pikëpamje, për momentin nuk konsiderojmë se kjo çështje do të jetë aktuale, sepse partitë politike E majta dhe VMRO-DPMNE tani për tani e kontestojnë këtë vendim në hapësirën publike, por nga aspekti juridik, ajo është tërësisht e paluhatshme", deklaroi Kojabashev, ndërkaq transmeton BNR. Ministria e Punëve të jashtme e Bullgarisë informoi se më 12 shtator anëtarët e palës bullgare të Komisionit të përzier historik para ministrive për arsim dhe shkencë dhe për punë të jashtme i prezantuan rezultatet nga puna e Komisionit nl fushën e arsimit. Siç transmetoi BNR, Ministria ka kumtuar se kanë filluar përgatitjet për implementim të marrëveshjeve. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR