• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koen: Mandati i Gutereshit paraqet rrezik për paqen botërore

Koen: Mandati i Gutereshit paraqet rrezik për paqen botërore

 Tel Aviv,  7 dhjetor 2023 (MIA)  -  Shefi i diplomacisë izraelite, Eli Koen, vlerësoi se mandati i Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh paraqet "rrezik për paqen botërore", duke reaguar në vendimin e Gutereshit të thirret  në klauzolën 99 të Kartës së KB-së dhe më pas të bëjë thirrj për ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Gutereshi thirri nenin 99 të Kartës së KB-së, i cili thotë se "Sekretari i Përgjithshëm mund ta kthejë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit çdo çështje që, sipas tij, mund ta kërcënojë ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare". 

 Në një mesazh në Platformën X, Koeni pretendon se vendimi i Gutereshit "paraqet mbështetje për organizatën terroriste Hamas" dhe e miraton vrasjen e eprorëve izraelitë, rrëmbimin e foshnjave dhe përdhunimin e grave, raportoi "Tajms of Izrael".

  "Kushdo që e mbështet paqen botërore duhet ta mbështesë çlirimin e Gazës nga Hamasi", ka shkruar Koeni.

 Kjo është hera e parë që nga marrja e detyrës në vitin 2017 që Gutereshi të thirret këtë nen të Kartës së KB-së dhe hera e parë që një Sekretar i Përgjithshëm ta përdorë këtë të drejtë që nga viti 1989.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR