• e martë, 24 dhjetor 2024

Koen: Izraeli do ta vazhdojë luftën me ose pa mbështetjen ndërkombëtare

Koen: Izraeli do ta vazhdojë luftën me ose pa mbështetjen ndërkombëtare

Tel Aviv, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë izraelite Eli Koen deklaroi sot se vendi i tij do ta vazhdojë luftën me ose pa mbështetjen e ndërkombëtarëve, raporton Skaj Njuz.

Një armëpushim, tha Koen, do të ishte një "dhuratë për Hamasin" që do ta lejonte atë të kërcënonte përsëri Izraelin.

Komentet e ministrit të jashtëm izraelit vijnë pasi 153 anëtarë të KB-së votuan rezolutë e cila bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa vetëm 10 vota ishin kundër.

Ndërkohë, presidenti amerikan Xho Bajden theksoi se Izraeli filloi ta humb mbështetjen për shkak "bombardimeve joselektive" në Gazë.

Zyra humanitare e KB-së (OCHA) u informua nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë e drejtuar nga Hamasi se në ofensivën izraelite në enklavë deri më tani janë vrarë 18.205 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 50.000. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR