• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni "GERB-SDS" është fitues i zgjedhjeve në Bullgari, me pothuajse dy për qind më shumë besim se "PP-DB"

Koalicioni

Sofje, 3 prill 2023 (MIA) - Në Bullgari ka përfunduar sot pasdite përpunimi i të gjitha protokolleve të Komisioneve Zgjedhore Sektoriale në Komisionet Rajonale të Zgjedhjeve (KRZ) për zgjedhjet e djeshme parlamentare, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në faqen e saj të internetit dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve të pesta në dy vitet e fundit është koalicioni "GERB-SDS", i udhëhequr nga ish-kryeministri bullgar Bojko Borisov.

Sipas të dhënave të KQZ-së, koalicioni GERB-SDS fitoi 669.361 vota ose 26.51 për qind të votuesve që ushtronin të drejtën e tyre të votës, i ndjekur nga koalicioni "Ndryshimet Vazhdojnë (PP) - Bullgaria Demokratike (DB)" me 619.592 vota ose 24.54. për qind.

Në vend të tretë është “Rilindja” me 357,167 vota ose 14,15 për qind, dhe në vend të katërt është “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” me 346,437 vota ose 13,72 për qind. “BSP për Bullgarinë” zuri vendin e pestë me 225 814 vota ose 8,94 për qind dhe pas saj, si partia e gjashtë që do të hyjë në Parlamentin e ri bullgar, është partia e shoumenit Slavi Trifonov, “Ka një popull të tillë” me 103,641 vota ose 4, 11 për qind.

Partia “Ngritja Bullgare” me 77804 vota ose 3,08 për qind dhe Levica me 56453 vota ose 2,24 për qind kanë mbetur nën pragun për hyrje në parlament - katër për qind.

Në këto zgjedhje 108 842 votues zgjodhën opsionin “Nuk mbështes askënd”.

Pjesëmarrja në votimin e djeshme në Bullgari ishte 40,63 për qind. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR