Koalicioni VLEN: Punojmë në një ligj të ri për zgjidhjen e çështjes për përfaqësim të barabartë
- Koalicioni Vlen reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të ashtuquajturit balancues. Ky vendim është frymëzuar nga nevoja e dukshme e strukturave kriminale të pushtetit të kaluar për të krijuar probleme ndëretnike dhe për të destabilizuar marrëdhëniet e brendshme në shtet.
Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Koalicioni Vlen reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ngrirjes së të
ashtuquajturit balancues. Ky vendim është frymëzuar nga nevoja e dukshme e strukturave kriminale të pushtetit të kaluar për të krijuar probleme ndëretnike dhe për të destabilizuar marrëdhëniet e brendshme në shtet.
"Duam ta njoftojmë opinionin se të gjithë gjykatësit, pa përjashtim ose çfarëdo përkatësie, janë zgjedhur me votat e BDI-së në mandatet e mëparshme. BDI-ja ka mbështetur të gjithë ata që kanë nisur procedurat kundër të ashtuquajturit balancues. VLEN tashmë po punon për zgjidhjen e problemit të përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në institucione, por në mënyrë adekuate të sistemuar dhe të kodifikuar. Vlendo ta zgjidhë këtë problem me një ligj të ri, që tashmë është në proces të përgatitjes", theksohet në kumtesën e partisë.
Nga Vlen kujtojnë se parimi i përfaqësimit të barabartë dhe të drejtë është i garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nuk mund të kontestohet apo anulohet as nga Gjykata Kushtetuese. Për më tepër, në dhjetëra, ndoshta edhe qindra ligje që rregullojnë funksionimin dhe punën e institucioneve individuale, është i garantuar përfaqësimi i shqiptarëve.
"Vendimi i sotëm nuk do të ndryshojë asgjë për të drejtat e shqiptarëve, por tregon qëllimet e këqija të atyre që i zgjodhën këta gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. BDI-ja nuk i zgjidhte problemet e shqiptarëve, sepse nuk kishte kohë. Ata ishin të përkushtuar ndaj bizneseve të tyre, tenderave, kazinove, qendrave tregtare dhe kompanive të ndërtimit", shtohet më tej në kumtesën e Koalicionit Vlen. mb/
Foto: MIA