• e mërkurë, 20 nëntor 2024

KNSH: Tetëdhjetë për qind të refugjatëve ukrainas janë gati të kthehen në atdheun e tyre

KNSH: Tetëdhjetë për qind të refugjatëve ukrainas janë gati të kthehen në atdheun e tyre

Uashington, 22 qershor 2023 (MIA) - Sipas informacioneve të Komitetit ndërkombëtar për shpëtim (IRC) 80 për qind të refugjatëve nga Ukraina në Evropë kanë shprehur dëshirë të kthehen në shtëpi, njoftoi Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë.

IRC-ja paralajmëron se kthimi i sigurt dhe vullnetar në Ukrainë do të jetë i mundur vetëm nëse personat e zhvendosur përfshihen aktivisht në procesin e rindërtimit të vendit.

"Diskutimet rreth rindërtimit të Ukrainës janë fokusuar kryesisht në rindërtimin e infrastrukturës kryesore. IRC-ja u bën thirrje donatorëve ndërkombëtarë dhe Qeverisë së Ukrainës ta ndryshojnë fokusin e tyre dhe të sigurohet që njerëzit e prekur nga kjo luftë të jenë me të vërtetë në qendër të procesit", theksoi përfaqësuesja e IRC-së, Gana Dudinska. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR