• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kneseti izraelit vendosi të mos e njohë shtetin palestinez

Kneseti izraelit vendosi të mos e njohë shtetin palestinez

Jerusalem, 21 shkurt 2024 (MIA) - Parlamenti izraelit (Kneseti) sot vendosi të mos e njohë formimin e shtetit palestinez. Për vendimin votuan 99 deputetë, përderisa kundër ishin nëntë, transmeton "Jeruslem Post".

"Izraeli do të vazhdojë ta kundërshtojë njohjen e njëanshme të shtetit palestinez. Njohja e tillë pas masakrës së 7 tetorit do të jetë çmim i madh për terrorizmin që ishte precedent dhe do të paraqesë pengesë për çdo marrëveshje të ardhshme paqësore", ceket në kumtesë.

Me këtë vendim, Kneseti 120-anëtarësh e mbështeti deklaratën qeveritare të së dielës, e cila e kundërshton njohjen e nkëanshme të shtetit palestinez nga ana e Izraelit, pas disa thirrjeve ndërkombëtare për lejim të shtetit palestinez. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR