• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kluge: Ukraina është katastrofë e madhe humanitare

Kluge: Ukraina është katastrofë e madhe humanitare
Kopenhagë, 8 mars 2022 (MIA) – Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, dr. Hans Kluge deklaroi se invazioni mbi Ukrainën është "katastrofë e madhe humanitare". Ai për Bi-Bi-Si (BBC World) theksoi se OBSH tani i ka tre prioritete. Kluge si prioriteti të parë e theksoi sigurimin e materialeve mjekësore për rajonet e goditura në Ukrainë, para së gjithash oksigjen por edhe komplete për traumë dhe mbrojtje shëndetësore bazë si trajtime për diabet dhe sëmundje zemre. Prioriteti i dytë i OBSH-së është përforcimi i sistemeve për mbrojtje shëndetësore në shtetet fqinje në Ukrainë, ku rritet numri i refugjatëve vazhdon të rritet. Derisa prioriteti i tretë është hapja e qendrës operative të OBSH-së në Ukrainë.

QËNDRONI TË LIDHUR