Kluge: Papërgatitja për valën e të nxehtit mund të jetë vdekjeprurëse
- Zyra evropiane e Organizatës botërore shëndetësore (OBSH) i paralajmëroi banorët e kontinentit të vjetër të jetë të përgatitur për temperaturat e larta sepse vala e të nxehtit e ka kapluar pjesën më të madhe të kontinentit.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:37, 19 korrik, 2023
Gjenevë, 19 korrik 2023 (MIA) - Zyra evropiane e Organizatës botërore shëndetësore (OBSH) i paralajmëroi banorët e kontinentit të vjetër të jetë të përgatitur për temperaturat e larta sepse vala e të nxehtit e ka kapluar pjesën më të madhe të kontinentit.
"Pa përgatitjen e nevojshme, të nxehtit mund të bëhet vdekjeprurës", paralajmëroi Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropë.
Belgu propozoi një sërë masash të cilët banorët mund t'i ndërmarrin për t'i evituar pasojat më të këqija nga vala e të nxehtit.
Ai këshillon qëndrimin në shtëpi dhe të evitohen detyrat më të rënda në pjesët më të nxehta të ditës.
Shtëpitë duhet të ftohen, për shembull me uljen e grilave dhe shfrytëzimin e ajrit gjatë natës për ventilim.
Gjithashtu, kyçe është ta mirëmbani trupin të freskët dhe të hidratuar me veshje të lehta, të gjera, dush me ujë të ftohtë dhe rregullisht pirje e ujit.
"Derisa të adaptohemi ndaj normales së re, me efektet e saj shkatërruese ndaj shëndetit dhe kushteve të jetës, me rëndësi kyçe është të gjithë të kemi njohuri për atë se çka ndihmon për të shpëtuar jetë", tha Kluge.
Krahas asaj që këtë verë do të adaptohemi me realitetin e ri, duhet "të mendojmë edhe për dekadat që vijnë", paralajmëroi mjeku në kumtimin e tij.
Ai bëri thirrje për aksion urgjent rajonal dhe global për ndërprerjen e krizës klimatike, e cila paraqet kërcënim ekzistencial për njerëzimin.
Kluge theksoi se kyçe është të përfshihen edhe gjeneratat më të reja, të cilat janë posaçërisht të shqetësuar përklimën dhe shpesh kanë ide dhe propozime. Ai, gjithashtu, theksoi se çështja për ndryshimet klimatike duhet të jetë prioritet për të gjitha opsionet politike. ab/