• e martë, 24 dhjetor 2024

Klubi Global i grave G-100 viziton Shkupin

Klubi Global i grave G-100 viziton Shkupin
Shkup, 28 shtator 2022 (MIA) - Përfaqësueset e Krahut për komunikim dhe përfaqësisë nga Shkupi, pjesë e Klubit global të grave G-100 mbajti sot takim me anëtarë të Klubit Global nga disa vende. "Nëse besoni në idenë tuaj të ndryshimit dhe jeni të gatshëm të punoni shumë, herët a vonë kjo ëndërr do të bëhet realitet. Sot, një ide është bërë realitet, dhe edhe nëse nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për të, ne kemi filluar një proces që do të ndikojë në shoqërinë, botën dhe më e rëndësishmja, në jetën tonë", me këtë mesazh përfaqësuesja shtetërore e Krahut për komunikimit dhe përfaqësisë e Klubit Global të grave Lidere G-100 në Shkup, Lenka Ugrinovski i ka mirëpritur themeluesen e klubit, Harbin Arora dhe ekipin e saj , që vizitoi vendin tonë në kuadër të projektit ballkanik për bashkëpunimin e grave lidere në Lubjanë, Zagreb, Sarajevë, Beograd, Shkup, Tiranë dhe Prishtinë. Arora tha se nuk ka rëndësi se nga cili vend jemi, çfarë ngjyre lëkure kemi, flokë apo rroba, është e rëndësishme të kemi një shpirt solidariteti dhe të mbështesim njëri-tjetrin. "Ne të gjithë përballemi me të njëjtat probleme, por edhe njerëzit më të fortë kanë nevojë për një ndihmë, mbështetje. Është energjia, fuqia, forca jonë, me dashuri reciproke dhe energji pozitive t'i japim forcë njëri-tjetrit. Le të inkurajojmë çdo grua kur të thotë po, për respekt, për edukim dhe kur duhet thënë jo", tha Harbin Arora. Klubi Global G-100 ka njëqind krahë sektorialë dhe përfaqësues nga të gjitha vendet dhe zyra të tij në Bruksel, Nju-Jork, Nju-Delhi dhe Gjenevë, ose rreth një milion anëtarë mbarë botën. Në vendin tonë, Krahu për komunikim dhe përfaqësia numëron 35 gra, ndërsa sot në takim u propozuan edhe pesë gra të tjera nga vendi. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR