• e premte, 28 qershor 2024

Klop: Kundër Lids e luajtëm ndeshjen tonë më të mirë të sezonit

Klop: Kundër Lids e luajtëm ndeshjen tonë më të mirë të sezonit

Liverpul, 18 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop me vlerësime më të larta e vlerësoi performancën e skuadrës së tij të në ndeshjen me Lids në xhiron e 31-të të kampionatin e Anglisë. 

"Të kuqtë" mbrëmë fituan bindshëm 6:1.

"Kjo është loja jonë më e mirë në kritere dhe aspekte të ndryshme. E kemi detyruar kundërshtarin që të bëjë shumë gabime. Luftojmë për top 4. Diferenca mes këtij sezoni dhe atij që e kemi përfunduar të rënditur të tretët është ajo që tani konkurrentët u larguan më tepër. Nuk e di ku do të përfundojmë", deklaroi Klop për BBC.

Liverpul e ndërpreu serinë e katër ndeshjeve pa fitore (2 humbje, 2 barazime) dhe ndodhet në vendin e 8-të në Premier Ligë me 47 pika, Lids është në vendin e 16-të me 29 pika. mb/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR