• e hënë, 23 dhjetor 2024

Klinaku: Ramadani iku nga arresti shtëpiak pasi që autoritetet e Maqedonisë dëshirojnë ta ekstradojnë në Serbi

Klinaku: Ramadani iku nga arresti shtëpiak pasi që autoritetet e Maqedonisë dëshirojnë ta ekstradojnë në Serbi

Prishtinë, 15 gusht 2024 (MIA) -  Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, deklaroi se ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, sot është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij, organet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut vendosën ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ramadani u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes Interpolit të Serbisë nën akuza për krime lufte.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut është njoftuar nga avokati i z. Ramadani se është ndërruar masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në kthim në paraburgim, në kohën kur i njejti ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme.”

Më tej thuhet se nuk kanë informacione tjera zyrtare nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.

“Ju rikujtojmë që sipas njoftimit tonë paraprak, Gjykata Themelore Penale në Shkup me datë 8 gusht 2024 ka marr vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit në Serbi. Ai ishte në pritje të verdiktit final të Gjykatës Supreme ditëve në vijim.”

Ramadani u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar Jazhincë, Maqedoni e Veriut, pasi ndaj tij kishte fletëarrest të lëshuar nga Serbia. Fletarresti është lëshuar me pretendimet se ai ka kryer “krime lufte kundër popullatës serbe” në rajonin e Ferizajt në verën e vitit 1999. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR