• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kliks: Prokuroria në BeH inicoi aktakuzë kundër Millorad Dodikut

Kliks: Prokuroria në BeH inicoi aktakuzë kundër Millorad Dodikut

Sarajevë, 11 gusht 2023 (MIA) - Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës parashtroi aktakuzë kundër kryetarit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe u.d. drejtorit të Gazetës zyrtare të RS-së, Millosh Llukiq, u konfirmua sot për portalin sarajevas Kliks.

Shkaku për parashtrimin e aktakuzës është, siç ceket, moskryerja e vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Kristian Shmit sipas nenit të ri të Kodit penal, që e imponoi përfaqëduesi i lartë.

Republika Sërpska nuk e njeh Shmitin si prëfaqësues të lartë sepse ai nuk është emëruar në Këshillin e Sigurimit të KB-së, siç është paraparë në marrëveshjen e Dejtonit.

Dodik kohë më parë e nënshkroi Dekretin për publlikim të Ligjit për mospublikim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë për BeH në Gazetën zyrtare të RS-së, si dhe Dekretin për publikim të Ligjit për moskryerje të vendimeve të Gjykatës kushtetuese të BeH-së në territorin e Republikës Sërpska.

Vendimi i prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës ështl dërguar për konfirmim në Gjykatën e BeH-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR