• e diel, 10 nëntor 2024

Kliçko: Ukraina shkon drejt një sistemi autoritar

Kliçko: Ukraina shkon drejt një sistemi autoritar

Kiev, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Kryebashkiaku i Kievit, Vitalij Kliçko ka bërë të ditur se Ukraina "është duke shkuar drejt një sistemi autoritar".

"Në një moment, ne nuk do të jemi ndryshe nga Rusia, ku gjithçka varet nga kapricioet e një personi", tha Kliçko për “Shpigelin” gjerman.

"Kiev Indipedent" zbulon se me këtë vlerësim Kliçko i ka bërë një kritikë indirekte presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.

Kryebashkiaku i Kievit tha se Ukraina praktikisht ishte pa udhëheqës dhe në kaos gjatë muajve të parë të sulmit rus dhe vlerësoi kryetarët e qyteteve të Ukrainës për rolet e tyre kryesore udhëheqëse "duke mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe duke mbështetur ushtrinë".

Megjithatë, sipas Kliçkos, në kabinetin presidencial shihet vetëm si pengesë për centralizimin e pushtetit.

Pavarësisht se është kryetar i kryeqytetit, Kliçko zbuloi se ai nuk kishte folur me Zelenskin që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.

Kabineti i Zelenskit nuk u përgjigj në kërkesën për koment. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR