• e premte, 22 nëntor 2024

Kliçko: Tre persona humbën jetën në sulmin raketor rus mbi infrastrukturën e Kievit

Kliçko: Tre persona humbën jetën në sulmin raketor rus mbi infrastrukturën e Kievit
Kiev, 18 tetor 2022 (MIA) - Tre persona kanë humbur jetën në sulmin raketor rus në infrastrukturën e Kievit, kumtoi sot kryebashkiaku  i kryeqytetit të Ukrainës, Vitalij Kliçko. Në kumtesën e kabinetit kryetarit të kryebashkiakut theksohet se të tre viktimat kanë qenë të punësuar “në një nga objektet kritike të infrastrukturës”, ndërsa objektet e granatuara kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Shërbimet e qytetit po bëjnë gjithçka për të eliminuar pasojat e gjendjes së jashtëzakonshme dhe shkyçjen e përkohshme të energjisë dhe ujit në zona të caktuara të kryeqytetit. Ai u bëri thirrje bashkëqytetarëve dhe pronarëve të bizneseve në Kiev të kursejnë energjinë elektrike. Sipas informacioneve paraprake, tre raketa ruse kanë goditur një objekt të furnizimit me energji elektrike në bregun e majtë të Kievit. Mediat ruse raportojnë se ushtarët rusë kanë kryer sulme mbi infrastrukturën energjetike të lumit Dnepar, ndërsa qyteti humbi energjinë elektrike dhe ujin pas sulmeve me raketa. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR