• e premte, 05 dhjetor 2025

Klekovski: Në mjekim spitalor mbeten edhe tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën "Puls"

Klekovski: Në mjekim spitalor mbeten edhe tre nga të lënduarit nga zjarri në diskotekën

Koçan, 29 gusht 2025 (MIA) - Edhe dy të rinj të tjerë prej të lënduarve nga zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa në mjekim spitalor mbeten edhe tre. Dy në Maqedoni dhe një në Stamboll. Gjenda e tyre është kritike, por jo kërcënuese për jetën. Në mënyrë shtesë, gjashtë pacientë shkojnë për mjekim në Pigorov në Sofje dhe në Shkup. Këto ditë, disa persona janë liruar nga Klinika e kirurgjisë plastike. Të dy pacientët kanë plagë të hapura, por ato po mjekohen në spitalin e Koçanit, informoi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski i cili sot ishte për vizitë në Spitalin e përgjithshëm në Koçan.

Ai theksoi se një kirurg plastik i nivelit të lartë nga Belgjika, ka bërë vlerësimin e të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për kirurgji rikonstruktive. Deri më tani është konfirmuar se 18 persona nga të lënduarit kanë nevojë për kirurgji plastike, por siç tha ai, "është ende shumë herët për ndërhyrje të tilla".

"Më gëzon fakti që numri i të lënduarve është ulur në tre. Dy pacientë janë lëshuar në mjekim shtëpiak, një pacient është kthyer nga Stambolii dhe një nga Reparti i kirurgjisë plastike. Në kushte spitalore po mjekohet një pacient në Stamboll dhe dy pacientët e lënduar në vend. Ata janë në gjendje të rëndë, por jo kritike", deklaroi Klekovski.

Drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm të Koçanit, Katerina Paniq-Mirçovska deklaroi se nga të lënduarit e mbetur dy pacientë janë duke u trajtuar vazhdimisht në Spitalin e përgjithshëm të Koçanit. Fondi për Sigurim Shëndetësor mbështet financiarisht edhe kontrollet për gjashtë pacientë të cilat po kryhen në spitalin Pigorov.

"Veçmë jemi në prag të gjashtëmujorit të ngjarjes tragjike dhe po i ndjekim të gjitha rekomandimet e specialistëve. Maskat e silikonit për fytyrë dhe qafë për të lënduarit janë përpunuar me printim 3D në Gjermani, pritet në periudhën e ardhshme të arrijnë tek personat e lënduar", tha Paniq-Mirçovska.

Drejtori i FSSH-së, Klekovski, madje shtoi se është rritur edhe buxheti për Spitalin e përgjithshëm në Koçan, janë miratuar 20 vende të reja pune, ndërsa në periudhën e ardhshme pritet që të fillojë procesi i pajisjes së Repartit të terapisë fizikale. Në mënyrë shtesë do të sigurohen dhe mjete për furnizimin qendror me oksigjen në sallat kirurgjikale.

"Miratuam dhe furnizimin e rëntgenit digjital, ndërsa pamë dhe përparimin e rikonstruimit të terapisë fizikale. Punimet e ndërtimit kanë përfunduar, për momentin po pastrohet hapësira dhe shumë shpejtë do të fillojnë më mobilimin", potencoi Klekovski.

Në periudhën e ardhshme, siç tha, janë parashikuar dhe realizuar një sërë aktivitetesh të tjera në Spitalin e përgjithshëm të Koçanit, me çka do të përmirësohen kushtet për pacientët.

"Një pjesë e madhe e aktiviteteve ndërtimore kanë përfunduar, ndërsa në periudhën e kaluar kishte më shumë aktivitete. Është bërë një ndryshim i plotë në rrjetin vertikal të kanalizimit dhe furnizimit më ujë", sqaroi Paniq-Mirçovska.

Megjithatë, më 20 gusht përfundoi me sukses edhe procesi i rehabilitimit për të lënduarit nga zjarri në diskotekën "Puls" të cilët ishin në pushimore e MPB-së në malin Ponikva.

Në zjarrin në diskotekën "Puls" më 16 mars të këtij viti humbën jetën 62 persona, ndërsa rreth 200 të tjerë u lënduan. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR