Kjo është Qeveria e parë që drejtpërdrejtë investon për qytetarët mbi 300 milionë euro, tha kryeministri
- - Ne jemi Qeveria e parë e cila drejtpërdrejt investon për qytetarët në komunë më shumë se 300 milionë euro. Ky është fakt, ndërsa të gjitha të tjerat janë konstruksione dhe të pavërteta, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
- Post By Ramize Qamili
- 14:46, 11 gusht, 2025
Shkup, 11 gusht 2025 (MIA) - Ne jemi Qeveria e parë e cila drejtpërdrejt investon për qytetarët në komunë më shumë se 300 milionë euro. Ky është fakt, ndërsa të gjitha të tjerat janë konstruksione dhe të pavërteta, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Sipas Mickoskit, borxhi publik dhe shtetëror për herë të parë është ulur me disa përqind në dhjetë vitet e fundit.
"Borxhi publik dhe shtetëror për herë të parë është ulur për disa për qind në dhjetë vitet e fundit. Ky është fakt dhe do të vazhdojmë ta ulim më tej. Deficiti në Buxhet këtë vit presim të jetë nën katër për qind nga PBB-së, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë nën tre për qind. Këto janë parametrat makroekonomikë me të cilët FMN-ja, Banka Botërore dhe agjencitë e kreditit nuk i vlerësojnë", potencoi kryeministri i cili sot ishte për vizitë në Komunën e Petrovecit. rq/
Foto: MIA