• e diel, 30 qershor 2024

Kitara e Erik Klepton shkon në ankand, çmimi fillestar 300.000 deri në 400.000 stërlina

Kitara e Erik Klepton shkon në ankand, çmimi fillestar 300.000 deri në 400.000 stërlina

Londër, 14 maj 2024 (MIA) - Kitara e vjetër, me të cilën muzikanti britanik Erik Klepton e ka kompozuar baladën e tij të njohur "Wonderful Tonight", do të ofrohet në ankand në qershor.

Kitaristi legjendar e ka blerë instrumentin me tela nga mesi i viteve të 70-ta. Në komunikatë të shtëpisë së a nkandeve "Bonam's" theksohet se kitara do të ofrohet me dëmtimin karakteristik nga cigaret, të cilat Klepton i ka lënë mes telave të instrumentit.

"Ai e ka përdorë këtë kitarë për të kompozuar disa këngë, duke përfshirë një hit të vitit 1977 për modelen Pati Bojd. Thuhet se Klepton e ka shkruar 'Wonderful Tonight' ndërsa e priste Peti Bojd të bëhej gati për një festë", ka bërë të ditur Bonam's. Raporti gjithashtu shton se kitara akustike Martin 000-28 e vitit 1974 ka gjithashtu një ngjitës me titull: "Ajo është në dashuri me njeriun rodeo", (She's in Love with a Rodeo Man), duke aluduar në hitin e yllit të muzikës kantri Don Uiliams.

Klepton e ka shitur kitarën në ankandin humanitar në vitin 1999. Më 12 qershor instrumenti do të ofrohet sërish në ankand në Londër, Britania e Madhe, me çmim fillestar prej 300.000 deri në 400.000 stërlina (349.000 deri në 466.000 euro).  mb/

Foto: jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR