• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kishida: Japonia do të sigurojë 30 miliardë dollarë ndihmë për Afrikën në tre vitet e ardhshme

Kishida: Japonia do të sigurojë 30 miliardë dollarë ndihmë për Afrikën në tre vitet e ardhshme
Tokio, 27 gusht 2022 (MIA) - Japonia do të sigurojë gjithsej 30 miliardë dollarë ndihmë për Afrikën në tre vitet e ardhshme, njoftoi sot kryeministri japonez, Fumio Kishida në një konferencë ndërkombëtare në Tokio. Ai përmes video- lidhjes ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Tokios për zhvillimin afrikan (TIKAD) e cila mbahet sot dhe nesër në Tunizi. Kishida duhej të udhëtonte në Tunizi për të marrë pjesë në konferencë, por doli pozitiv në Kovid-19 dhe prandaj duhej të merrte pjesë onlajn. Në vend të tij në Tunizi është ministri për Punë të Jashtme i Japonisë, Joshimasa Hajashi. “Në tre vitet e ardhshme do të investojmë 30 miliardë dollarë në zhvillimin e vendeve afrikane”, premtoi lideri japonez dhe theksoi se Japonia në çdo mënyrë do ta ndihmojë Afrikën. Ai tha se do të ndihmojë edhe në trajnimin për vendet afrikane të së paku 300.000 specialistëve në fusha të ndryshme, siç është bujqësia, shëndetësia, arsimi dhe drejtësia.

QËNDRONI TË LIDHUR