• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kishida edhe krahas incidentit vazhdon me aktivitetet e planifikuara

Kishida edhe krahas incidentit vazhdon me aktivitetet e planifikuara

Tokio, 15 prill 2023 (MIA) - Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida vazhdon fushatën e sotme parazgjedhore pas incidentit në Saikazaki, në prefekturën Vakajama, publikoi në Tuiter Partia e tij Liberale Demokratike.

Gjatë fjalimit të Kishidës, një djalë hodhi një objekt të ngjashëm me një bombë tymi. U dëgjua një shpërthim i fortë, gjatë të cilit njerëzit filluan të iknin në panik, ndërsa kryeministri u strehua dhe nuk është lënduar.

 Policia menjëherë e kapi dhe arrestoi të dyshuarin.

 Ish-kryeministri Shinzo Abe vdiq pasi u qëllua me armë zjarri në një tubim parazgjedhor  në korrik të vitit të kaluar. ar/

 Foto. Tuiter

 

QËNDRONI TË LIDHUR