• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kirbi: Ushtarët e Koresë së Veriut në Ukrainë janë qëllim legjitim

Kirbi: Ushtarët e Koresë së Veriut në Ukrainë janë qëllim legjitim

Uashington, 24 tetor 2024 (MIA) - Ushtarët e Koresë së Veriut të dërguar për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës janë "qëllim legjitim", deklaroi Xhon Kirbi, këshilltar për siguri kombëtare të presidentit amerikan Xho Bajden.

Të përkujtojmë se funksionarët e lartë amerikan, duke përfshirë edhe ministrin e mbrojtjes Lojd Ostin, dje për herë të parë konfirmuan se kanë dëshmi për dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi, për të cilën paraprakisht informuan nga inteligjenca e Ukrainës dhe Koresë së Jugut.

Kievi dhe Seuli thonë se Moska planifikon të përfshijë mijëra ushtarë të Koresë së Veriut në luftën e saj.

"Nëse i dërgojnë për të luftuan kundër Ukrainës, ata bëhen qëllim legjitim. Ushtria ukrainase do të mbrohet nga ushtarët e Koresë së Veriut në të njëjtën mënyrë siç mbrohet nga ushtarët rus", deklaroi Kirbi në konferencën për shtyp të mbajtur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë.

"Prandaj, mundësia e ushtarëve të vdekur dhe të plagosur të Koresë së Veriut është absolutisht reale nëse ata dërgohen në luftë", shtoi ai.

Kirbi zbuloi edhe detaje nga vlerësimet e shërbimeve të inteligjencës amerikane, të cilat theksojnë se Uashingtoni beson që Koreja e Veriut "ka dërguar të paktën 3.000 ushtarë në Rusinë lindore".

"Vlerësojmë se këta ushtarë kanë udhëtuar me anije nga zona Van të Koresë së Veriut për në Vladivostok të Rusisë, tha ai, duke shtuar: "Këta ushtarë më pas kanë udhëtuar në disa baza ushtarake ruse në Rusinë lindore, ku aktualisht janë duke u trajnuar".

Kirbi tha se ishte shumë herët për të thënë me siguri nëse ata do të "vinin në luftime së bashku me ushtrinë ruse", por shtoi se ishte një "mundësi shumë shqetësuese".

"Ne kemi informuar qeverinë ukrainase për informacionin tonë, sigurisht që jemi duke u konsultuar me kujdes me aleatët e tjerë, partnerët dhe vendet në rajon për implikimet e një lëvizjeje kaq dramatike dhe se si mund të përgjigjemi", tha ai.

"Pres që në ditët në vijim të jem në gjendje të zbuloj më shumë për gjithë këtë", shtoi ai. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR