• e diel, 19 janar 2025

Kirbi: Ukrainasit përdorin raketa ATACMS për sulme në Rusi, kërcënimet nga Moska për bazë raketore në Poloni duhet të merren seriozisht

Kirbi: Ukrainasit përdorin raketa ATACMS për sulme në Rusi, kërcënimet nga Moska për bazë raketore në Poloni duhet të merren seriozisht

Uashington, 26 nëntor 2024 (MIA)- Nga Shtëpia e Bardhë mbrëmë kanë konfirmuar faktin se ukrainasit kanë marrë leje për të përdorur raketat amerikane ATACMS për sulme në territorin rus. Konfirmimi vjen nga Xhon Kirbi, përfaqësues i Këshillit të sigurisë kombëtare.

"Për momentin Ukraina përdor ATACMS për mbrojtje në raste urgjente. Kjo ndodh, ndër të tjera në rajonin e Kurskut. Do t'u lejojë ukrainasve vetë të prononcohen për përdorimin e ATACMS, objektivat dhe efektivitetin... Ne sigurisht u kemi dhënë atyre kahe në mënyrë që të mund t'i përdorin këto raketa për të goditur disa caqe", ka thënë Kirbi në përgjigjen e gazetarëve se administrata e Xho Bajdenit kishte paralajmëruar më parë se përdorimi i raketave ATACMS nga ana e ukrainasve për sulme thellë territorit rus mund të çojë në një përshkallëzim nga Kremlini.

Në pyetjen për kërcënimet e reja të Rusisë ndaj Polonisë dhe bazës së re të mbrojtjes raketore në Redzikovo të cilën Moska e ka vendosur në listën e qëllimeve prioritare për sulme në rast të një përshkallëzimi, Kirbi tha: “I kemi parë këto deklarata. Është e qartë se kërcënimet e tilla duhet të merren seriozisht dhe ne kështu veprojmë edhe pse ata janë të papërgjegjshëm dhe të paarsyeshëm”.

"Presidenti Bajden mbetet i palëkundur në vendimin e tij: po bëjmë gjithçka që është e nevojshme që trupat tonë në kontinentin evropian të jenë të sigurt. Jo më pak e rëndësishme është që ne t'i marrim jashtëzakonisht seriozisht detyrimet tona të Nenit 5 ndaj aleatëve të NATO-s. Këto obligime janë të pathyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë", ka thënë Kirbi.

Baza amerikane e mbrojtjes raketore në fshatin polak Redzikovo, 165 km nga kufiri me enklavën ruse të Kaliningradit është pjesë e sistemit Aegis Ashore dhe është projektuar për të rrëzuar raketa balistike me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi. Ai është i pajisur me radar AN/SPY-1, lansues Mk 41 VLS dhe raketa SM-3.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR