• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kirbi: Shtëpia e Bardhë beson se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme nuk është i pashmangshëm

Kirbi: Shtëpia e Bardhë beson se përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme nuk është i pashmangshëm

Uashington, 1 gusht 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë beson se përshkallëzimi i konfliktit nuk është i pashmangshëm pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Hania, dhe kumtoi se ende punon në arritjen e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Në brifingun ditor të rregullt me gazetarët, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, deklaroi se është herët të tregohet nëse ngjarjet më të reja në Lindjen e Mesme do të ndikojnë në perspektivat e marrëveshjes për armëpushim.

Ai shtoi se presidenti amerikan Xho Bajden ishte informuar për ngjarjet në Lindjen e Mesme, transmetojnë mediat britanike.

Shtëpia e Bardhë megjithatë vlerëson se sulmet izraelite në të cilat u vranë komandanti i Hezbollahut në Bejrut dhe lideri politik i Hamasit në Teheran nuk ndihmojnë në uljen e tensioneve rajonale, edhe pse nuk ka shenja se është i pashmangshëm një konflikt më i gjerë, transmetuan mediat franceze.

"Këto raporte në 24 deri 48 orët e fundit me siguri nuk ndihmojnë në rënien e temperaturës", deklaroi Kirbi, duke shtuar se "dukshëm jemi të brengosur për shkak të përshkallëzimit". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR