• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kirbi: SHBA edhe më tej do të operojë në ujërat e Detit të Zi

Kirbi: SHBA edhe më tej do të operojë në ujërat e Detit të Zi

Uashington, 14 mars 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës operojnë në ujërat ndërkombëtare, Deti i Zi është pjesë e hapësirës ajrore ndërkombëtare dhe droni ishte në atë hapësirë, deklaroi sot Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata e Kirbit vjen pasi dy avionë luftarakë rusë Su-27 detyruan një dron amerikan M-Q9 "Riper" të rrëzohej në ujërat e Detit të Zi.

"Ne do të vazhdojmë të operojmë në ujërat ndërkombëtare, Deti i Zi është pjesë e kufijve ajror ndërkombëtarë dhe droni ishte në atë hapësirë", tha ai në konferencën e sotme telefonike për gazetarët.

Pentagoni e përshkroi incidentin si "sjellje joprofesionale, të papërgjegjshme dhe të dëmshme për mjedisin" nga Rusia.

Avionët luftarakë rusë dhe amerikanë kanë qenë aktivë mbi Detin e Zi që nga fillimi i luftës, por ky është incidenti i parë i tillë me potencial për të përshkallëzuar situatën midis dy palëve ndërluftuese, në një kohë kur luftime po zhvillohen në Ukrainën lindore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR