Kirbi: SHBA është optimiste e kujdesshme për ndërprerjen e zjarrit në Rripin e Gazës
- Zëdhënësi për sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi deklaroi se SHBA është "optimiste e kujdesshme" për negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 09:50, 11 korrik, 2024

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësi për sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi deklaroi se SHBA është "optimiste e kujdesshme" për negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës.
"Ne jemi optimistë të kujdesshëm se punët po shkojnë në drejtimin e duhur. Ka ende zbrazëtira midis dy palëve (Izraelit dhe Hamasit), por ne besojmë se ato mund të zvogëlohen", theksoi Kirbi.
Ai shtoi se i përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Afërt, Bret Mekgurk dhe drejtori i CIA-s Bill Barns po përpiqen të reduktojnë dallimet midis Izraelit dhe Hamasit. rq/
Foto: EPA