• e diel, 07 korrik 2024

Kirbi nuk përjashton mundësinë që trupat amerikane të ndihmojnë në lirimin e pengjeve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Kirbi nuk përjashton mundësinë që trupat amerikane të ndihmojnë në lirimin e pengjeve në luftën midis Izraelit dhe Hamasit

Uashington, 16 tetor 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, tha se ai nuk e përjashton mundësinë që trupat amerikane të vendosen për të ndihmuar në lirimin e pengjeve në luftën midis Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas, raportoi "Hill".

I pyetur nga Foks Njuz nëse ai e përjashton plotësisht përfshirjen e forcave amerikane në terren, Kirbi tha se "nuk mund të përjashtojë asgjë kur bëhet fjalë për marrjen e pengjeve të tyre në shtëpi".

“Ne po punojmë për këtë çështje fjalë për fjalë çdo orë", tha Kirbi, duke shtuar se SHBA-ja në këtë fazë nuk ka informacion të mjaftueshëm, si për shembull ku janë saktësisht pengjet, as sa ka.

Hamasi besohet se mban peng mbi 100 persona, duke përfshirë civilë, ushtarë izraelitë dhe një numër të panjohur amerikanësh.

Të shtunën, Departamenti amerikan i Shtetit tha se 15 amerikanë ende llogariten të zhdukur, por Uashingtoni theksoi se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ata janë rrëmbyer. ss/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR