Kirbi: Balonat tona nuk po fluturojnë mbi Kinë
- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi, ka mohuar sot pretendimet e Pekinit se balona me helium kanë fluturuar mbi Kinë.

Uashington, 13 shkurt 2023 (MIA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Xhon Kirbi, ka mohuar sot pretendimet e Pekinit se balona me helium kanë fluturuar mbi Kinë.
“Balonat tona nuk fluturojnë mbi Kinë. "Kjo nuk është e vërtetë, thjesht nuk është absolutisht e vërtetë," tha Kirbi.
Kina më parë kumtoi se balonat e SHBA-së në lartësi të madhe kishin fluturuar mbi hapësirën ajrore kineze pa leje 11 herë që nga fillimi i janarit 2022.
Kur u pyet se si u përgjigj Kina ndaj këtyre fluturimeve, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Vang Venbin tha se përgjigja e Kinës ndaj incidenteve të tilla ishte e përgjegjshme dhe profesionale.
Pentagoni kumtoi se një avion luftarak F-16 të dielën rrëzoi një objekt të paidentifikuar mbi liqenin Huron në shtetin amerikan Miçigan në kufirin me Kanadën. ls/