• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kirbi: Bajden me kënaqësi do të bashkëpunojë me fituesin në zgjedhjet në Turqi

Kirbi: Bajden me kënaqësi do të bashkëpunojë me fituesin në zgjedhjet në Turqi

Uashington, 16 maj 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden me kënaqës do të punojë me cilindo prej kandidatëve që do t'i fitojë zgjedhjet në Turqi, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi.

"E përgëzojmë popullin turk që e shprehu vullnetin e tij në vendvotime në mënyrë të qetë", tha Kirbi në brifingun onlajn të transmetuar nga mediat britanike.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan të shtunën, një ditë para zgjedhjeve, deklaroi se presidenti amerikan "ka urdhëruar që Erdogani të rrëzohet" në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit paralajmëroi se Turqia është aleate afatgjate e SHBA-së dhe se Uashingtoni me kujdes do t'i ndjekë zgjedhjet. duke shtuar se "SHBA-ja nuk do të anojë në zgjedhje".

Raundin i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi u mbajt të dielën, më 28 maj, pasi anjë prej kandidatëve në raundin e parë nuk i mori më shumë se 50 për qind të votave, publikoi të hënën kryetari i Komisionit zgjedhor të Turqisë, Ahmet Jener.

Siç njofton televizioni turk TRT, sipas rezultateve preliminare të raundit të parë të zgjedhjeve, shefi aktual i shtetit i mori 49,51 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij, lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kiliçdarogllu i fitoi 44,8 për qind të votave, ndërsa Sinan Ogan 5,17 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR