• e martë, 26 nëntor 2024

Kina vendosi “partneritet strategjik” me administratën palestineze

Kina vendosi “partneritet strategjik” me administratën palestineze

Pekin, 14 qershor 2023 (MIA) - Kina kumtoi se ka vendosur një “partneritet strategjik” me autoritetet palestineze gjatë kohës së vizitës së presidentit palestinez Mahmud Abas në Pekin.

Kjo paraqet një hap tjetër në tentimin e Kinës për të fituar ndikim politik dhe ekonomik në Lindjen e Mesme, ku garon me SHBA-në.

Kina po kërkon burime energjetike dhe një treg për eksport ushtarak dhe civil, duke promovuar versionin e saj të sundimit autoritar bashkë me Rusinë, që paraqet një sfidë për rendin botëror demokratik të udhëhequr nga perëndimi.

Kina ka emëruar një të dërguar special për takime me zyrtarë izraelitë dhe palestinezë, por përvoja e saj në rajon është e kufizuar në projekte ndërtimi, prodhimi dhe projekte tjera ekonomike.

Pekini prej kohësh madje ka pasur marrëdhënie diplomatike me autoritetet palestineze dhe Abas u prit me nderimet më të larta ushtarake në Sallën e madhe të popullit në kryeqytetin qendror kinez.

"Ne jemi miq dhe partnerë të mirë. Ne e kemi mbështetur gjithmonë me vendosmëri kauzën e drejtë të popullit palestinez për të kthyer të drejtat e tyre legjitime kombëtare", ka thënë presidenti kinez dhe lider i Partisë Komuniste në pushtet Si Xhinping në fillim të takimit me Abasin.

Ai thekson se Kina është e gatshme të "forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me palën palestineze për të promovuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze sa më shpejt të jetë e mundur".

Presidenti Si nga ana tjetër e quajti partneritetin strategjik "një kthesë të rëndësishme në historinë e marrëdhënieve bilaterale", megjithëse detajet financiare nuk u publikuan menjëherë.

Kina mbështetet në partneritete të tilla për të forcuar pozitën e saj diplomatike dhe tu jep përparësi korporatave të mëdha kineze në negocimin e marrëveshjeve infrastrukturore...

Abas është për vizitë në Pekin pasi Kina kohët e fundit ishte nikoqire e bisedimeve midis Iranit dhe Arabisë Saudite të cilat sollën në ripërtëritjen e lidhjeve diplomatike midis dy rivalëve të Lindjes së Mesme dhe forcoi pozicionin e saj në rajon.

Foto Printskrin Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR