Kina shprehu keqardhje për tërheqjen e SHBA-së nga UNESKO: nuk është sjellje e një fuqie të përgjegjshme
- Kina sot shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp që përsëri të tërheqë SHBA-të nga Organizata e KB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
- Post By Qefsere Abduli
- 15:26, 23 korrik, 2025
Pekin, 23 korrik 2025 (MIA) - Kina sot shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp që përsëri të tërheqë SHBA-të nga Organizata e KB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).
"Kjo nuk është një procedurë që i përshtatet një vendi të madh dhe të përgjegjshëm", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Go Cijakun, duke shtuar se Pekini "gjithmonë e ka mbështetur fuqishëm punën e UNESCO-s". qa/
Foto: Arkivi