Kina që nesër fillon stërvitje të reja ushtarake

Pekin, 7 gusht 2022 (MIA) – Kina sot paralajmëroi se do të mbajë stërvitje ushtarake në afërsi të pjesës jugore të Detit të Verdhë dhe Bohajt, në afërsi të Koresë së Jugut.
Komanda Lindore e ushtrisë kineze njoftoi në platformën Weibo se do të vazhdojë të kryejë stërvitje të koordinuara ushtarake detare dhe ajrore rreth Tajvanit dhe fokusi i këtyre stërvitjeve do të jetë testimi i sulmeve ajrore me bazë tokësore dhe sulmeve ajrore me rreze të gjatë, transmetojnë mediat lokale.