• e premte, 05 dhjetor 2025

Kina publikon një video mesazh deri te SHBA-ja: Nuk do të tërhiqemi

Kina publikon një video mesazh deri te SHBA-ja: Nuk do të tërhiqemi

Pekin, 30 prill 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka publikuar një video dramatike në rrjetet sociale si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj politikave të presidentit amerikan Donald Tramp, duke thënë se Kina nuk do të tërhiqet në konfliktin tregtar. Ata e krahasuan politikën amerikane me "syrin e një tornadoje kur gjithçka duket e qetë për një moment, por është e qartë se një stuhi edhe më e fuqishme po vjen".

Në një video deri të bashkësisë ndërkombëtare apelohet që të kundërshtojë atë, siç e quajnë "maltretimin amerikan", ndërsa përmes një sërë shembujsh tregojnë pasojat e pretenduara negative të dominimit ekonomik amerikan. Si ilustrim, ata përmendin që sipas tyre, "strategjia ekonomike agresive amerikane ka shkatërruar kompani si Toshibën dhe Alstomin, ndërsa njëkohësisht ka shkaktuar dëme ekonomike afatgjata në disa vende", ashtu siç është Japonia.

— CHINA MFA Spokesperson 中国外交部发言人 (@MFA_China) April 29, 2025

">

 "Lëshimi para dhunuesit vetëm sa e thellon krizën. Kina nuk do të gjunjëzohet, thotë narratori në video e cila është incizuar në gjuhën angleze me përkthim në gjuhën kineze. Mesazhi paraqet Kinën si një simbol të tregtisë së lirë dhe një partner të besueshëm në skenën globale.

Veçanërisht është interesante që SHBA-ja në video i quan "tigër letre" dhe thekson se ky vend nuk paraqet shumicën globale. "Dhunuesit janë tigra letre, ndërsa SHBA-ja nuk e përfaqëson botën. Kur bota flet me një zë, SHBA-ja mbetet e izoluar", thuhet në porosi në të cilën paralajmërohet se Uashingtoni do të vazhdojë të ndjekë një politikë të paqëndrueshme dhe agresive.

Si përfundim, Pekini thotë: "Nuk do të tërhiqemi. Edhe më të dobëtit do të kenë mundësinë të dëgjojnë zërin e tyre. Sa më e errët të jetë nata, aq më të shndritshme janë yjet", shtojnë ata në fund. rq/

Foto: printskrin "X"

 

QËNDRONI TË LIDHUR