Kina: Paqja duhet të jetë prioritet për Indinë dhe Pakistanin
- - Kina, e cila është furnizuesja kryesore e pajisjeve ushtarake në Pakistan, shprehu "keqardhje" për shkak veprimit ushtarak indian, por në ndërkohë potencoi se është e gatshme të ndihmojë në qetësimin e situatës.
- Post By Fami Bajrami
- 18:13, 7 maj, 2025

Pekin, 7 maj 2025 (MIA) - Kina, e cila është furnizuesja kryesore e pajisjeve ushtarake në Pakistan, shprehu "keqardhje" për shkak veprimit ushtarak indian, por në ndërkohë potencoi se është e gatshme të ndihmojë në qetësimin e situatës.
"India dhe Pakistani janë fqinjë të cilët nuk mund të zhvendosen, ndërsa në të njëjtën kohë ata janë fqinjë të Kinës", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Lin Xhian.
"Kina kundërshton të gjitha format e terrorizmit dhe i bën thirrje Indisë dhe Pakistanit që të kenë përparësi paqen dhe stabilitetin, të qëndrojnë të qetë, të përmbajtur dhe të shmangin hapat që mund të përkeqësojnë më tej situatën. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me bashkësinë ndërkombëtare që të vazhdojmë të luajmë rol konstruktiv në uljen e tensioneve aktuale", shtoi ai. rq/
Foto: arkivi i MIA-s