• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kina: Nuk heqim dorë nga mundësia për ta kthyer Tajvanin me forcë

Kina: Nuk heqim dorë nga mundësia për ta kthyer Tajvanin me forcë

Pekin, 16 tetor 2024 (MIA) - Kina nuk do të premtoj se do të tërhiqet nga përdorimi i forcës kundër Tajvanit, për kjo ka të bëjë me ndërhyrjen e jashtme dhe një pakice të vogël separatistësh, njoftoi sot zyra e Qeverisë kineze për Tajvanin, pas stërvitjeve të fundit ushtarake rreth atij ishulli.

Kina, e cila pohon se Tajvani është territori i saj, të hënën organizoi stërvitje të mëdha ushtarake rreth ishullit, për të cilat njoftoi se ishin paralajmërim kundër "veprimeve separatiste" pas fjalimit të javës së kaluar të presidentit tajvanez, Lai Çing me rastin e Ditës Kombëtare.

"Ne jemi të gatshëm të synojmë ndaj perspektivës për bashkimit paqësor me sinqeritetin dhe përpjekjet më të mëdha", tha Çen Binhua, zëdhënës i Zyrës kineze për Punë të Tajvanit, në brifingun e rregullt me gazetarët në Pekin. 

"Por, ne asnjëherë nuk do të obligohemi të heqim dorë nga përdorimi i forcës," tha ai.

Çen, megjithatë, theksoi se kjo kishte për qëllim përfshirjen e "forcave të jashtme", që do të thotë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj dhe një numër të vogël të separatistëve tajvanez, e jo shumicën dërrmuese të popullit tajvanez.

Qeveria e Tajvanit i hodhi poshtë aspiratat e Pekinit për sovranitet mbi Tajvanin, duke thënë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre. qa/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR