• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Kina ndërton dy herë më shumë termocentrale diellore se pjesa tjetër e botës

Kina ndërton dy herë më shumë termocentrale diellore se pjesa tjetër e botës

 Pekin, 12 korrik 2024 (MIA) - Kapaciteti për prodhimin e energjisë me ndihmën e erës dhe diellit në ndërtim në Kinë tani është pothuajse dyfish më e madhe nga  pjesa tjetër e botës së bashku, sipas raportit të "Global Enerxhi Monitor".

Hulumtimi i publikuar nga organizata zbuloi se Kina ka 180 gigavatë energji diellore në ndërtim dhe 15 gigavat energji nga era. 

Kjo e sjell kapacitetin e përgjithshëm të erës dhe diellit në ndërtim në 339 gigavatë, shumë mbi 40 gigavatë në ndërtim në SHBA. 

Hulumtuesit  kanë llogaritur se kinezët kanë vetëm ferma diellore me një kapacitet prej 20 megavatë ose më shumë që lidhen direkt në rrjet. Kjo do të thotë se sasia e përgjithshme e energjisë diellore në Kinë mund të jetë shumë më e lartë, pasi fermat e vogla diellore përbëjnë rreth 40 për qind të kapacitetit diellor të Kinës.

Kina ka një pozitë udhëheqëse në prodhimin global të energjisë së rinovueshme në një kohë kur SHBA-të janë gjithnjë e më të shqetësuara për kapacitetet e mëdha kineze dhe dumpingun, veçanërisht në industrinë diellore. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR