• e premte, 05 dhjetor 2025

Kina: Koronavirusi mund ta ketë origjinën nga SHBA-ja

Kina: Koronavirusi mund ta ketë origjinën nga SHBA-ja

Pekin, 2 maj 2025 (MIA) - Qeveria kineze ka publikuar të ashtuquajturin "Libri i bardhë" për reagimin e vendit ndaj pandemisë Kovid-19 ku thuhet se ekziston mundësia se koronavirusi e ka origjinën nga SHBA-ja, jo nga Kina. 

"Ekzistojnë dëshmi të konsiderueshme që Kovid-19 mund të jetë shfaqur në SHBA përpara shpërthimit të raportuar zyrtarisht në Kinë”, thuhet në dokumentin e botuar nga agjencia e lajmeve Sinhua. 

"SHBA-ja duhet të ndalojë të hedhë akuza dhe t'i ikë përgjegjësisë, të ndalojnë të kërkojnë justifikime të jashtme për dobësitë e tyre të brendshme dhe sinqerisht të reflektojnë mbi politikat e tyre të shëndetit publik dhe për të reformuar ato", thuhet në dokumentin në shumë faqe. "SHBA-ja nuk mundë të vazhdojë t'i injorojë shumë çështje lidhur me veprimet e saj". 

"Foks njuz digjital" kontaktoi me Shtëpinë e Bardhë për koment. Dokumenti është publikuar pasi Shtëpia e Bardhë përditësoi faqen e saj të internetit COVID.gov në fillim të këtij muaji, duke theksuar "origjinën e vërtetë" të sëmundjes.

Versioni i ri i faqes i cili më parë ishte i fokusuar në promovimin e vaksinimit, tani u tregon përdoruesve prova që mbështesin teorinë e virusit që rrjedh nga një laborator. Faqja tregon se si ish drejtori i Institutit kombëtar të alergjisë dhe sëmundjeve infektive, Entoni Fauçi e promovoi tezën se Kovid-19 e ka origjinën nga natyra, si ish presidenti Xho Bajden e fali Façin për " të gjitha shkeljet e mundshme kundër SHBA-së" dhe dha detaje për paraqitjen e rregullave për "distancim social" dhe detyrimin për të mbajtur maska.

Pekini e akuzoi administratën e presidentit Donald Tramp se po mundohet të hedhë akuza ndaj Vuhanit dhe kërkon përgjigje për shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. 

Kina pretendon se në kohën e duhur ka ndarë informacion me OBSH-në dhe botën. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR